Kalo te përmbajtja

Produkte Bulk™ — direkt nga Evropa

PR1ME Shop — Suplemente sportive

PR1ME

Atlet i PR1ME

[ Misioni ynë ]

Suplemente premium dhe dije që funksionon — që çdo stërvitje, çdo vakt dhe çdo porosi të të çojë një hap më afër qëllimit tënd.

Kujtesa të jashtmepër vendimemë të forta

[ Vetë disiplina® ]

[ Produktet ]

Suplemente

[ Vetë-disiplina® ]

Vendimi i parë merret sot

Dyqani i suplementeve në Kosovë

PR1ME Shop është dyqani online i suplementeve (shtesave ushqimore) sportive për të gjithë Kosovën — nga Gjilani ku kemi bazën tonë, deri në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe çdo qytet e fshat tjetër. Sjellim suplemente Bulk™ dhe pajisje sportive RDX, me identitet të qartë, etiketë ose specifika të plota dhe stok të publikuar në faqe.

Te PRIME Shop gjen proteinë whey (concentrate, isolate dhe clear whey), kreatinë monohidrate dhe Creapure®, pre-workout, aminoacide EAA e BCAA, mass gainer, elektrolite dhe vitamina e minerale — gjithçka që të duhet për masë muskulore, forcë, rikuperim apo shëndet të përditshëm.

Çdo produkt vjen me përshkrim të plotë në shqip: vlerat ushqyese, mënyra e përdorimit dhe doza e saktë. Nëse je fillestar dhe s'di nga t'ia nisësh, lexo guidat tona në blog — pa marketing e pa mite, vetëm ajo që thotë shkenca.

Si funksionon porosia? Zgjedh produktet, shkruan adresën dhe konfirmon — pa regjistrim, pa kartela, pa parapagesë. Paguan me para në dorë vetëm kur porosia të arrin te dera. Dorëzimi bëhet brenda 24–48 orëve kudo në Kosovë, ndërsa për porositë mbi 39€ transporti është falas. Pas porosisë e merr kodin e gjurmimit dhe e ndjek statusin në çdo moment te gjurmimi i porosisë.

Pse cilësia ka rëndësi? Tregu i suplementeve në Kosovë ka plot produkte pa etiketë, me data të mbuluara ose brende të panjohura. Një proteinë false nuk është thjesht para e humbur — ti nuk e di çfarë po konsumon çdo ditë. Prandaj ne punojmë vetëm me Bulk™ dhe çdo artikull mund ta verifikosh në faqen zyrtare të prodhuesit.

Ke pyetje para se të porositësh? Na shkruaj në Instagram ose na thirr në +383 44 399 222 — të ndihmojmë ta zgjedhësh produktin e duhur për qëllimin tënd, pa të shitur asgjë që s'të duhet.

Cilat suplemente ia vlejnë vërtet? Për shumicën e njerëzve baza është e thjeshtë: proteinë e mjaftueshme gjatë ditës (1.6–2.2g për kg peshë trupore), kreatinë monohidrate 5g çdo ditë — suplementi më i studiuar në shkencën sportive — dhe vitaminë D e omega-3 për shëndetin e përgjithshëm. Gjithçka tjetër varet nga qëllimi: pre-workout për energji në stërvitje, EAA për stërvitjet esëll, mass gainer kur s'arrin dot kaloritë me ushqim. Në blogun tonë e gjen guidën e plotë për secilin, në shqip dhe pa ekzagjerime.

A janë të sigurta? Produktet Bulk™ prodhohen në Evropë sipas standardeve më të larta të industrisë, me testim të çdo serie dhe përbërës të deklaruar plotësisht. Suplementet nuk zëvendësojnë ushqimin — e plotësojnë atë. Nëse ke ndonjë gjendje shëndetësore ose merr barna, konsultohu me mjekun para përdorimit. Për çdo produkt në dyqan e gjen tabelën e plotë ushqyese dhe udhëzimet e përdorimit, që të dish saktë çfarë po merr dhe pse.